Refuzoi ekipin e shqiptarëve, ish-sulmuesi i Partizanit

Futboll

Refuzoi ekipin e shqiptarëve, ish-sulmuesi i Partizanit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 18:41
Refuzoi ekipin e shqiptarëve, ish-sulmuesi i Partizanit

Caleb Ekuban është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Shqipëri. 28-vjeçari nga Gana veshi fanellën e Partizanit në sezonin 2016-2017, duke ia dalë të shënojë 17 gola në kampionat dhe një në Kupë.

Më pas kalimi te Leeds United, tre sezone pozitive në Turqi te Trabzonspor dhe transferimi në Serie A. Ekuban është pjesë e Genoas prej gushtit të vitit të kaluar. Dy gola ka shënuar me ekipin më të vjetër italian, që po vuan dhe po lufton për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Sulmuesin e kërkoi Konyaspor në merkaton e janarit. Klubi turk, pjesë e të cilit janë Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi, arriti akordin me Genoan, por Ekuban bllokoi rikthimin në Turqi, vendim të cilin e shpjegon në prononcimin për IlSecoloXIX.

“Në fund të dhjetorit agjenti im erdhi dhe më pyeti se çfarë kisha në mendje të bëja. Ofertat nuk mungonin. Në Turqi kalova tre vite shumë të bukura, nuk do ndalem kurrë së falënderuari.

Por nuk më pëlqen të ndërroj skuadër në janar, më duke sikur po braktisja Genoan, sikur po e lija në baltë skuadrën. Largimi mund të ishte gjëja më e thjeshtë, por nuk më pëlqen të veproj në atë mënyrë, kështu që zgjodha të qëndroj.

Nuk i kisha humbur shpresat, besoja se mund të shpëtonim. Në janar dukej gjithçka e komplikuar, por tani gjithçka është e mundur. Besojmë te mbijetesa”, deklaroi sulmuesi afrikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat