​Nesër zhvillohen dy çerekfinalet e para të Ligës së Kampionëve

Futboll

​Nesër zhvillohen dy çerekfinalet e para të Ligës së Kampionëve

Më: 4 prill 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve Liga e Kampionëve rikthehet nesër me dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale.

Të martën do të ballafaqohen Benfika dhe Liverpooli në “Estádio da Luz”, kurse Manchester City e pret skuadrën spanjolle Atletico Madrid, transmeton KosovaPress.

Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00.

Ndërsa të mërkurën na presin dy sfidat tjera po aq interesante të kësaj gare ku ballafaqohen Villarreali me Bayern Munihun si dhe Chelsea me Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat