Dështoi plani për Botërorin

Futboll

Dështoi plani për Botërorin

Më: 7 prill 2022 Në ora: 18:22
Dështoi plani për Botërorin

Duket se president i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka ardhur me një ide të re për Kupën e Botës dhe se kur do të zhvillohet ajo, pasi plani për ta bërë Botërorin çdo dy vite dështoi.

Siç bën me dije “The Sun”, Infantino po mendon që Kampionati Botëror i futbollit të zhvillohet çdo tre vite.

Plani është që në çdo verë të mesme, të zhvillohen kampionatet kontinental, si: Europian, Kupa e Amerikës etj. dhe vitin e tretë të luhet Botërori.

Këtë ide, sipas “The Sun”, Infantino e hodhi javën e kaluar, kur është bërë mbledhja e 211 shteteve anëtare në Doha, i cili ka thënë: Është e rëndësishme të bëjmë diçka, edhe sikur të jetë një Botëror çdo dy vite ose çdo tre vite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat