Leno për situatën tek Arsenali

Futboll

Leno për situatën tek Arsenali

Më: 8 prill 2022 Në ora: 18:40
Bernd Leno

Bernd Leno ka folur për Goal.com në lidhje me situatën e tij tek Arsenali.

Ish-portieri i Bayer Leverkusen e ka humbur vendin e titullarit tash e një kohë te “topçinjtë”.

Duke folur për karrierën e tij, ai u ndal  te kjo çështje, ku tha se diçka e tillë po i ndodh për herë të parë në karrierën e tij.

“Kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë më parë, por unë shikoj përpara. Dëshira ime është vetëm të luaj sa më shumë. Unë e di çfarë mund të bëj, por nuk jam më 20 vjeçar që të them ‘kam kohë’’’, u shpreh portieri.

“Ishte një pengesë dhe një moment i hidhur. Por ky është sport, duhet ta pranosh këtë. Nuk ishte e lehtë, por nuk mund të më vinte keq për veten, doja të luftoja sërish. Nuk dua të them se kam qenë peng, por kur rezultatet nuk janë të duhura, ndonjëherë gjërat ndodhin shpejt në futboll. Trajneri donte të vendoste një impuls të ri – dhe më pas erdhën rezultatet. Kjo ishte e hidhur për mua, sepse kisha performuar mirë përpara kësaj”, shtoi tutje gjermani.

Sa i përket mundësisë së largimit, Leno theksoi se një ndërrim ambienti është gjithnjë mundësi reale, por pohon se aktualisht ndihet sikur në shtëpi.

“Sigurisht, ka gjithmonë mundësi, por ambicia është që të luaj këtu. Mediet kanë shkruar se unë po planifikoj që të kthehem në Gjermani, por dua të them se ndihemi sikur në shtëpi këtu, edhe pse gjërar nuk po shkojnë ashtu siç duhet”, përfundoi 30-vjeçari.

Leno iu bashkua Arsenalit në vitin 2018, ku ka 125 paraqitje për katër sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat