De Bruyne flet para ndeshjes ndaj Liverpoolit

Futboll

De Bruyne flet para ndeshjes ndaj Liverpoolit

Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:24
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne ka dhënë disa komente para ndeshjes kundër Liverpool.

Mesfushori belg ka paralajmëruar një ndeshje tejet dinamike sonte me fillim nga ora 17:30, kur Man City dhe Liverpool vendosen përballë njëra tjetrës.

De Bruyne pret intensitet të lartë, me shumë sulme. Ai thotë se skuadra që gabon më pak fiton në fund.

“Do të jetë për t’u shijuar nga të gjithë. Do të shohim dy skuadra që sulmojnë. Do të ketë shumë shanse dhe intensitet të lartë. Janë gjithmonë ndeshje të ngjashme. Nuk më kujtohet një barazim 0:0. Është gjithmonë intensitet i lartë, shumë sulme”, ka thënë De Bruyne.

“Ajo skuadër që është më konkrete dhe bën më pak gabime e luan më mirë. Ndonjëherë mund të luash mirë, por humb ndeshjen. Jemi këtu për të provuar të bëjmë sa më mirë që mundemi dhe pastaj shohim se çfarë ndodh”, tha ai, i pyetur për fituesin e mundshëm.

Man City dhe Liverpool janë dy skuadrat në krye të Premier League dhe kanë vetëm një pikë diferencë, me skuadrën e De Bruyne që është lidere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat