Humbi nënën nga një aksident rrugor...

Futboll

Humbi nënën nga një aksident rrugor...

Më: 12 prill 2022 Në ora: 11:58
Humbi nënën nga një aksident rrugor...

Joao Cancelo është një nga lojtarët më të spikatur në radhët e Manchester city të Pep Guardiolës. Portugezi ka qenë brilant në ambientimin e tij në Premier League, por për më tepër në sistemin e teknikut katalanas, ndërsa tashmë është duke shijuar të gjitha elozhet që koleksionon javë pas jave.

Mirëpo, jo gjithnjë jeta është treguar e drejtë me Cancelon, i cili para nëntë viteve humbi nënën në një aksident me makinë. 27-vjeçari ka treguar së fundmi vështirësitë me të cilat u përball në ato ditë, ndërsa shtoi se ka menduar edhe të largohej nga bota e sportit.

“Personaliteti i asaj ishte i ngjashëm me personalitetin tim, vetëm unë i di sakrificat e saj. Kemi pasur shumë vështirësi, nuk kishim para në shtëpi. I kam premtuar se do t’i dhuroja një të ardhme ndryshe dhe ku ajo nuk do të kishte nevojë të punonte, sot nga atje ku është ajo, unë sërish mundohem ta bëj krenar. Ishte gjithnjë prezente në familje për mua dhe vëllain tim pavarësisht sa e lodhur ishte. Sot, edhe unë mundohem të bëj të njëjtën gjë me familjen time.

Kur humba mamanë mendova se ishte fundi i gjithçkaje, po ndihesha si robot dhe gjithçka bëja nuk më shijonte më. Luaja futboll se duhej të luaja, por nuk më pëlqente. Kam menduar edhe të largohesha nga sporti, megjithatë pak nga pak, buzëqeshja u rikthye sërish.

Kjo është jeta dhe pavarësisht humbjeve të mëdha ne duhet të vazhdojmë përpara, por në zemrën time gjithnjë do të jetë një boshllëk prej mungesë fizike të mamasë”, u shpreh Cancelo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat