Van Gaal njoftoi para disa ditësh se vuante nga një formë agresive

Futboll

Van Gaal njoftoi para disa ditësh se vuante nga një formë agresive

Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:28
Van Gaal njoftoi para disa ditësh se vuante nga një formë agresive

Trajneri i Holandës, Luis Van Gaal njoftoi para disa ditësh se vuante nga një formë agresive e kancerit të protastës ndërsa ishte detyruar të bënte trajtime të shumta mjekësore, duke e mbajtur të fshehtë gjendjen shëndetësore nga lojtarët e kombëtares tulipane.

Së fundmi, 70-vjeçari ka zbuluar se kura ka dhënë efektin e duhur dhe se ndjehet mirë, ndërkohë që tregon edhe se si është detyruar të largohet fshehurazi lojtarëve për të shkuar në spital.

“I kam kaluar të gjitha vështirësitë, kam bërë 25 trajtime mjekësore me rreze dhe duhej të kalonin pesë deri në gjashtë muaj për të parë nëse jepnin efekt apo jo.

Dua të them se ato kanë dhënë efektin e duhur. Në çdo periudhë kur isha trajner jam detyruar të largohem fshehurazi gjatë natës për në spital pasi nuk doja që lojtarët ta zbulonin.

Nuk mund t’ia thuash diçka të tillë njerëzve me të cilët punon pasi do të ndikojë tek ata, ndaj mendova se ishte më mirë të mos e dinin”, u shpreh Van Gaal i cili në muajin nëntor do të udhëheqë Holandën në Botërorin e Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat