Immobile hyn në histori

Futboll

Immobile hyn në histori

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:20
Immobile hyn në histori

Lazio dhe Torino kanë ndarë pikët mbrëmë teksa sfida u mbyll në rezultatin e barabartë 1-1, në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Bardhekaltërit arritën të shënonin në frymën e fundit, në minutën e 90+2′ me të përhershmin Çiro Imobilen, i cili i dha pikë jetike skuadrës së Mauricio Sarrit në objektivin Europë.

Sipas faqes së njohur të statistikave, “OPTA Paolo”, Çiro Imobile ka hyrë në historinë e Serisë A italiane, i cili bëhet lojtari i parë që ka arritur të shënojë 25 gola të paktën në tre kampionate të ndryshme.

I treti në total pas Gunar Nordalhit dhe Stefano Niersit.

Goli ndaj Torinos së Etrit Berishës ishte i 25-ti për sulmuesin 32-vjeçar në 28 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Serinë A italiane, gjithashtu ka dhuruar dhe dy asist për shokët e skuadrës në këtë edicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat