Shifra e pabesueshme që i ofrohet sulmuesit

Futboll

Shifra e pabesueshme që i ofrohet sulmuesit

Më: 22 prill 2022 Në ora: 19:21
Shifra e pabesueshme që i ofrohet sulmuesit

Presidenti i PSG-së, sheiku Al-Khelaifi, kërkom të bindë me çdo kusht Kylian Mbappenë që të qëndrojë në Paris, edhe pse “ylli” francez shihet më pranë Realit të Madridit.

Sot, është zhvilluar një takim mes nënës së futbollistit dhe Emirit të Katarit në Doha.

Sipas “Le Parisien”, Al-Khelaifi i ka vënë në tavolinë një ofertë të çmendur, që vështirë se mund të refuzohet: 50 milionë euro neto në sezon, si pagë fikse, për dy vitet e ardhshme me opsionin për të rinovuar edhe një vit tjetër.

Gjithashtu, është parashikuar edhe një shumë fikse prej 100 milionë eurosh si çmim për besnikërinë.

Nëse do t’i thotë jo Realit të Madridit, për tri vitet e ardhshme Kylian Mbappe do të arkëtojë të paktën 250 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat