​Jo vetëm qarkullim topi, Barcelona di të përdorë edhe kokën

Futboll

​Jo vetëm qarkullim topi, Barcelona di të përdorë edhe kokën

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Një skuadër futbolli ka në dispozicion mundësi të ndryshme për të mbërritur te goli. Mund të dominosh kundërshtarët duke u bazuar te qarkullimi i topit, dhe mund të korrësh fitore duke realizuar me kokë.

Një gjë e tillë ndodh edhe pa hequr dorë nga stili dhe identiteti i qartë i lojës që praktikon prej kohësh. Xavi po bën një punë pozitive te Barcelona, që është “ringjallur” me ish-kapitenin në stol.

Ekipi katalanas ka vendosur një rekord të veçantë këtë sezon në La Liga sipas Optajoe. Plot 16 gola ka realizuar me kokë Barcelona në kampionatin spanjoll, statistikë që të befason duke marrë parasysh futbollin që praktikon ekipi iberik.

Gjithsesi, asnjë etiketim nuk vlen më në futbollin modern, pasi mënyrat dhe alternativat për të gjetur golin janë të shumta dhe të larmishme.

Në pesë kampionatet kryesorë të Europës, vetëm Rennes ka shënuar po kaq gola me kokë sa Barcelona. Skuadra franceze ka festuar 16 herë në Ligue 1 falë finalizimeve me kokë të lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat