Incidentet nuk i ndahen Francës!

Futboll

Incidentet nuk i ndahen Francës!

Më: 24 prill 2022 Në ora: 12:29
Incidentet nuk i ndahen Francës!

Incidentet nuk i ndahen Francës! Ky sezon futbollistik ka qenë plot me ngjarje josportive nga tifozët francezë në stadiume gjatë ndeshjeve të Ligue 1.

Së fundmi ka ndodhur në ndeshjen mes Sent-Etio dhe Monakos, sfidë që përfundoi me rezultatin 1-4 për skuadrën nga Principata.

Sfida u ndërpre për disa çaste ku tifozët vendas hodhën fishekzjarrë në fushë dhe i gjithë impianti u mbulua nga tymi.

Sipas të gjitha mediave franceze, me shumë gjasa Federata e Futbollit mund të marrë masa për ekipin e Sent-Etio për zbritje pikësh në renditje, e cila do të ishte një goditje shumë e madhe për ta, ku klasifikohen në vendin e tretë nga fundi dhe duke luftuar për të mbijetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat