FC 2 Korriku mburret me talentet e saj

Futboll

FC 2 Korriku mburret me talentet e saj

Nga: K.G. Më: 26 prill 2022 Në ora: 22:03
FC 2 Korriku mburret me talentet e saj

Skuadra e futbollit 2 Korriku i Prishtinës mburret me talentet që zbuluan dhe formuan, ku sot po tregojnë cilësitë e tyre kudo që po luajnë. Anëtari i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B, ka përmendur disa prej tyre.

“Kosova U17 mposhtet tri herë në 'Elite Round'. Shahini, Bllaca e Krasniqi me paraqitje pozitive.
Kombëtarja e Kosovës U-17 e ka mbyllur me tri humbje ciklin e ndeshjeve në kuadër të "Elite Round".

Ndeshja e parë për "Dardanët" ishte ajo kundër Ukrainës, që u mbyll me rezultat 2:0 në të mirë të "ukrainasve"; ndeshja e dytë u mbyll me rezultat 1:0 në të mirë të Italisë; ndeshja e tretë u fitua nga Polonia me rezultat 2:1. 

Nga 2 Korriku, të ftuar ishin Alpi Shahini dhe Arjol Bllaca, e po ashtu ishte i ftuar edhe ish-futbollisti "verdheblu" që tash aktivizohet në Hannover 96, Elton Krasniqi.

Sa i përket numrit të ndeshjeve që futbollistët e lartpërmendur i zhvilluan, vlen të përmendet se Eltoni u aktivizua si startues në të tria ndeshjet e kundër Polonisë realizoi gol; Alpi, që në ndeshjen kundër Ukrainës nuk pati të drejtë loje si pasojë e ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjet kualifikuese të zhvilluara në tetor, u aktivizua si startues në ndeshjet kundër Italisë dhe Polonisë; Arjoli u aktivizua si zëvendësues kundër Ukrainës, si startues kundër Italisë e nuk u aktivizua fare kundër Polonisë, sepse plotësoi numrin e kartonëve të verdhë.

Ndonëse "Dardanët" treguan dëshirë e dhanë maksimumin, qëllimi për kualifikim nuk u arrit, mirëpo kjo nuk na largon nga qëllimi madhor, që këta djem t'i shohim në majat e futbollit botëror”, shkruan në faqen e FC 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat