Lajmi befasues për gjermanin

Futboll

Lajmi befasues për gjermanin

Më: 28 prill 2022 Në ora: 18:49
Lajmi befasues për gjermanin

Lajmi befasues për gjermanin!

Në përfundim të këtij sezoni, Ralf Rangnick, nuk do të jetë më trajner i Manchester United, por do të mbetet te “Djajtë e Kuq” në rolin e drejtorit sportiv.

Në fakt, për 63-vjeçarin vjen një lajm befasues nga Austria. Sipas “Kurier”, këtë të premte do të zhvillohet një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Austriake të Futbollit, ku do të vendoset për emërimin e Rangnick në krye të përfaqësueses së Austrisë. Mediet në Austri këmbëngulin se Rangnick është favorit kryesor për ta marrë këtë detyrë.

Sqarohet se Rangnick nuk do të heqë dorë nga detyra e drejtorit teknik të Manchestet United gjatë kohës që do të punojë me përfaqësuesen e Austrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat