Barcelona hyn në histori nga porta e gabuar

Futboll

Barcelona hyn në histori nga porta e gabuar

Më: 30 prill 2022 Në ora: 14:10
Barcelona hyn në histori nga porta e gabuar

Barcelona hyn në histori nga porta e gabuar.

50 ndeshje pa gjetur asnjë gol me goditje dënimi. Statistika që përcjellin mediet spanjolle evidenton se sa shumë ka ndryshuar në këta muaj klubi blaugrana. Goli i fundit i shënuar me një goditje dënimi është i Leo Messit, në një ndeshje me Valencian.

Dikur sa herë arbitri vërshëllente një faull pranë zonës së kundërshtarëve, publiku në Camp Nou ekzaltohej, ndërsa për portierin kundërshtar ishin momente terrori pasi goditjet ekzekutoheshin nga njerëz si Messi, Neymar apo Suarez, dhe për të vazhduar më përpara në histori, Schuster, Maradona, Koeman, Stoichkov, Rivaldo, Ronaldinho apo Deko.

Me pak fjalë ishte një skuadër historikisht specialiste në goditjet e dënimit. Por gjërat kanë ndryshuar, dhe kohët e fundit, çdo goditje dënimi për Barcelonën gjeneron kaosin për të parë se kush do ta gjuajë. Në listë, Dembele, Dani Alves, Jordi Alba, Pique, Depay. Asnjë nuk është “snajper”, dhe rezultatet e dëshmojnë.

Një e veçantë kjo që nuk i ka shpëtuar as kundërshtarëve që shpesh përdorin faullin taktik para zonës pa shumë problem, të vetëdijshëm se rreziqet për të pësuar gol janë më të vogla. Xavi , fajtor vetëm pjesërisht për këtë rekord që gjithsesi është dhe i tiji, është në kërkim të zgjidhjeve, por nuk është e lehtë, pasi nuk ka specialistë.

Ndërkohë që trajneri kërkon edhe alternativat, nuk ka specialistë për goditjet e dënimit, por ka lojtarë të aftë të shfrytëzojnë topat inaktivë. Nuk është rastësi që shumë gola kanë ardhur në mënyrë indirekte nga goditjet e dënimit dhe ato të këndit, me Pique, Araujo apo Luuk de Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat