Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Newcastle e Liverpoolit

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Newcastle e Liverpoolit

Më: 30 prill 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “St. James Park”, ku nikoqirët gjenden në disavantazh prej një goli.

Pas 45 minutave lojë të zhvilluara, gjiganti anglez Liverpool gjendet në epërsi minimale 1:0 si mysafirë i Newcastle.

Golin e zhbllokimit të rezultatit, dhe të epërsisë për skuadrën e Jurgen Klopp e shënoi mesfushori Naby Keita, i cili shënon një gol të bukur në minutën e 19’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë është 1:0 në favor të Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat