Bale justifikohet

Futboll

Bale justifikohet

Më: 1 maj 2022 Në ora: 11:05
Bale justifikohet

Real Madrid i mjaftonte një barazim në ndeshjen e së shtunës në shtëpi përballë Espanyol për të festuar titullin numër 35 në histori. Megjithatë, në fushë, të besuarit e trajnerit Carlo Ancelotti i zbatuan në perfeksion detyrat dhe triumfuan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj skuadrës nga Katalonja.

Pas sfidës, filloi edhe festa e Los Blancos, ndërsa skuadra npërmjet autobuzit të hapur ndezi atmosferën në kryeqytetin spanjoll.

Të gjithë ishin të lumtur dhe në shesh, përveç njërit. Gareth Bale mungoi, me uellsianin që nuk ishte as i grumbulluar për ndeshjen ndërsa nëpërmjet një reagimi në Twitter, sulmuesi anësor e justifikoi mungesën e tij duke theksuar se fajin e kishte një problem në shpinë.

Gjithsesi, tifozët madrilenë nuk e ndjenë mungesën e uellsianit teksa marrëdhënia e tyre nuk ka qenë ndonjëherë shumë e ngushtë. Bale përfundon kontratën me Real në muajin qershor dhe do të largohet pa lavdi nga madrilenët për të kërkuar një aventurë të re, pse jo sërish në La Liga ku ofertat nuk mungojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat