Vdes Ivica, që për shqiptarin e Kosovës shkaktoi revoltë të serbët 

Futboll

Vdes Ivica, që për shqiptarin e Kosovës shkaktoi revoltë të serbët 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 maj 2022 Në ora: 19:48
Vdes Ivica, që për shqiptarin e Kosovës shkaktoi revoltë të serbët 

Ivica Osim, i lindur në Sarajevë, sot mbylli sytë përgjithmonë!

Ai ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, por një e veçantë e tij nuk harrohet kurrë, është rasti me legjendën e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala. 

Në vitin 1990, Kampionati Botëror u mbajt në Itali, ndërsa Osim në atëkohë, ka qenë selektor i reprezentacionit të ish Jugosllavisë, i cili pati dhënë deklaratë të fuqishme për futbollistin nga Kosova, Kujtim Shala, që urrehej shumë nga serbët dhe ish jugosllavët. 
Image

Kujtim Shala

Osim kishte thënë disa fjalë për mediat e asaj kohe përkatësisht “Sportin” e Beogradit, për Shalën që luante për Dinamon e Zagrebit. 

Ivicë, si mund të ndodhë që Shala, golashënuesi që ka më së shumti gola ne kampionatin jugosllav e të mos ftohet në Itali?

“Mua kjo nuk me preokupon aspak, te unë kyqen ose ftohen, ata të cilët ofrojnë atë që kërkohet nga ne dhe trend evropian?!”, ishte përgjigjur Osimi, duke vazhduar:

“A po e shihni lojën e Kujtim Shalës?! Ky po ju mban leksione të gjithëve, dhashtë Zoti të gjithë të motivohen nga ky! Duhet të shtoj edhe diçka, mua aspak nuk me intereson kush se si quhet, po kush se si luan, mos të politizojmë pa nevojë!”.

“Shala me ka fascinuar me përgatitjen fizike, edhe ta shohim se si deri në Kampionatin Botëror do t’i renditi figurat, pra kush e meriton ftohet, pa martë parasysh prejardhjen e individit!”.

Kjo deklaratë e Ivicës i kishte revoltuar serbët në atëkohë. Shala nuk ftua, për arsye politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat