Son: Liverpool nivel tjetër

Futboll

Son: Liverpool nivel tjetër

Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:23
Son: Liverpool nivel tjetër

Son Heung-Min po luan sezonin e tij më të mirë në Premier League në rrafshin personal. Ylli aziatik realizoi golin e Tottenhamit në barazimin 1-1 ndaj Liverpoolit në “Anfield”. Rrjeta numër 20 për 29-vjeçarin nga Korea e Jugut, dhe më mirë se ai në kampionatin anglez ka bërë vetëm Momo Salah (22).

Liverpool nuk pësonte gol në “Anfield” në një ndeshje kampionati prej 19 shkutit, kur Milot Rashica kalonte Norwich përkohësisht në avantazh. Tottenham zhvilloi një ndeshje pozitive, duke u mbrojtur me forca të shumta përballë “armatës” së Jurgen Klopp.

Son e pranon se strategjia ishte e tillë, teksa shfaqet i sinqertë në lidhje me sfidën. “Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në botë. Ndonjëherë na duhet të mbrohemi, detyrë të cilën e bëmë shumë mirë. Plani ynë i lojës i tillë ishte.

Jam shumë i lodhur pas kësaj ndeshje, jam i sfilitur, ishte një nga ndeshjet më të vështirë që kam luajtur në jetën time”, deklaroi sulmuesi i skuadrës së Antonio Contes.

Liverpool humbi 2 pikë të arta në garën për titullin kampion me Manchester City, ndërsa Spurs vijojnë të luftojnë me Arsenalin për biletën e fundit që të dërgon në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat