Allegri e pëson nga disiplina

Futboll

Allegri e pëson nga disiplina

Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:00
Allegri e pëson nga disiplina

Allegri e pëson nga disiplina!

Interi arriti të fitonte trofeun e Kupës së Italisë përballë Juventusit me shifrat 4-2, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 2-2, teksa në shtesë, zikatërtit shënuan 2 gola për t’i mposhtur të besuarit e Missimiliano Allegrit.

Pikërisht ky i fundit nuk ka mbajtur dot nervat ndaj Lautaro Martinez, me gjyqtarin që u detyrua ta ndëshkonte me karton të kuq.

Për këtë reagim te trajnerit të “Zonjës së Vjetër” ka ardhur edhe dënimi nga ana e Disiplinës, e cila ka vendosur ta gjobisë Allegrin me 10 mijë euro, ndërsa është pezulluar edhe me një ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat