Klauzola që i shton presionin Guardiolës

Futboll

Klauzola që i shton presionin Guardiolës

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:35
Klauzola që i shton presionin Guardiolës

Të dielën do të jepet verdikti përfundimtar  i Premier League-s. Manchester City udhëheq me një pikë më tepër se Liverpooli dhe sfidat e kësaj fundjave janë finale për të dyja këto skuadra.

Por një detaj në klauzolë i shton presionin ekipit të Guardiolës.

Të kuqtë do të luajnë përballë Wolverhampton-it, që ka interes personal në rast se djemtë e Klopp-it ngrenë lart trofeun e Premier League-s.

Pas shitjes së Diego Jotës, në klauzolë është shënuar se “ujqërit” do të përfitojnë një shumë të madhe parash në rast se Liverpooli shpallet kampion. Për të shmangur çdo surprizë negative, City-t i duhet me patjetër fitorja përballë Aston Villa-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat