Sulmuesi argjentinas është në kontakte intensive me Interin

Futboll

Sulmuesi argjentinas është në kontakte intensive me Interin

Më: 31 maj 2022 Në ora: 15:13
Sulmuesi argjentinas është në kontakte intensive me Interin

“Shpresa është që ai të luajë me ne.”

Kështu, ditën e djeshme, Beppe Marotta doli hapur për të ardhmen e Paulo Dybala, sulmuesi argjentinas që është në kontakte intensive me Interin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Dybala është gjithnjë e më pranë Interit, më pranë se asnjëherë tjetër. Në tryezë, ka një kontratë 3-4 vjeçare të ofruar nga zikaltërit me vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuse.

Thuhet nga gazeta italiane se akordi do të arrihet në momentin kur Inter do të mund të lirohet nga Alexis Sanchez. Kohët e fundit, Sevilla është interesuar për kilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat