Ajet Shosholli, Emin Ajvazi e Bekim Aliu, nostalgji për Çamërlinë!

Futboll

Ajet Shosholli, Emin Ajvazi e Bekim Aliu, nostalgji për Çamërlinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2022 Në ora: 14:36
Gjatë një ndeshje në Llukar në vitet e 90-ta

Fusha e futbollit në Llukar, e njohur si Çamërli, ka qenë fushë e rezistencës kundër pushtuesit serb.

“Njerëzit kanë nostalgji për Çamërli dhe për stadiumin e Llukarit, askush nuk mund ta zhduk historinë!”, ka thënë për gazetën kombëtare “Bota sot” Salih Krasniqi, ish kryetrajner i Shkëndijes së Llukarit.

Krasniqi tokën e tij e kishte shndërruar në fushë futbolli. 

Image

Salih Krasniqi

Selektori i kombëtares së Kosovës në vitin 1991-1996, Ajet Shosholli, ish kryetrajner i Prishtinës, e kujton me nostalgji kohën e viteve të 90-ta, sidomos fushën në Çamërli.

“Po, e vërtet, në këtë fushë gjatë viteve (1991-1999) janë zhvillue shumë aktivitete futbollistike.
Ekipi i Prishtinës kemi qenë nikoqir në këtë fushë për shumë vite.

Respekt për Salihin dhe nuk e di a ka marrë deri me tani ndonjë mirënjohje”, komenton Shosholli.
Image

Ajet Shosholli

Ish futbollisti dhe gazetari i mirënjohur sportiv, aktualisht delegat në basketboll, Bekim Aliu, ka nostalgji për fushën në Çamërli. 

“Nostalgji për këtë stadium kam edhe unë, pasi në prag të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, ndërmjet 2 Korrikut e Gjilanit, që nuk u zhvillua fare, ne gazetarët patëm luajtur baras 2:2 me Estradën, me ç'rast unë i pata shënuar dy gola.

Image

Bekim Aliu

Ambient më i bukur për futboll se në Çamërli nuk mund të ketë, e kjo edhe falë tribunës natyrale dhe qetësisë e ambientit të pastër që mbretëron atje. Komuna e Prishtinës duhet ta funksionalizojë këtë stadium, në mënyrë që të shfrytëzohet edhe nga të rinjtë e kësaj ane”, ka komentuar Aliu.

Emin Ajvazi, ish kryetrajner i Llapit dhe i Besianës, si sot i kujtohen ndeshjet që me Llapin si vendas ka luajtur në Çamërli. 

Image

Emin Ajvazi

“Është e vërtet se Llukari e meriton që fëmija nëpër shkolla ta mësojnë at histori.

Ju jemi mirënjohës gjatë tërë jetës për atë që keni dhënë për futbollin dhe kombin gjatë asaj kohe”, ka shkruar Ajvazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat