Kurdisën ndeshje, përjashtohen përgjithmonë katër klube

Futboll

Kurdisën ndeshje, përjashtohen përgjithmonë katër klube

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 13:21
Kurdisën ndeshje, përjashtohen përgjithmonë katër klube

Katër klube në Kategorinë e Katërt të Afrikës së Jugut janë përjashtuar nga pjesëmarrja në çdo kompeticion, pasi kanë kurdisur ndeshje, të cilat përfunduan me rezultatet 33-1 dhe 59-1.

Matiyasi FC, Shivulani Dangerous Tigers, Kotoko Happy Boys dhe Nsami Mighty Birds u shpallën fajtorë dhe si pasojë u përjashtuan përgjithmonë me akuzat se kishin kombinuar disa ndeshje.

Tigrat dhe Matiyasi, që luftojnë për t’u ngjitur në kategorinë e tretë, kanë arritur dy fitore të pabesueshme, të cilat padyshim kanë tërhequr vëmendjen e Federatës, shkruan “SuperSport”.

Tigrat fitoi 33-1 ndaj Kotoko Happy Boys, ndërsa Matyasi mposhti Mighty Birds me rezultatin 59-1.

Rezultate që nuk janë të zakonshme në skenën e futbollit dhe që i kanë lënë vendin një hetimi që më pas rezultoi në fshirjen e katër skuadrave nga hartat e futbollit të Afrikës së Jugut raporton “BBC Sport Africa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat