Braktisti Kosovën për Suedinë, debuton kundër Serbisë

Futboll

Braktisti Kosovën për Suedinë, debuton kundër Serbisë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 21:59
Braktisti Kosovën për Suedinë, debuton kundër Serbisë

Kosova edhe zyrtarisht e ka humbur lojtarin Edvin Kurtulus.

Mbrojtësi që u ftua nga trajneri i “Dardanëve” për ndeshjet e qershorit kishte braktisur përfaqësuesen e Kosovës, teksa mori ftesën tjetër nga Suedia.

Para pak minutash, Kurtulus u fut në lojë për Suedinë në ndeshjen ndaj Serbisë, që do të thotë se nuk do të ketë më mundësi të luaj për Kosovën, pas debutimit zyrtar në Ligën e Kombeve.

Kurtulus kishte luajtur dy ndeshje me Kosovën në të kaluarën.

Ndërkohë në duelin e sotëm ndaj Serbisë, 22-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 42-të, duke zënë vendin e Nilson që la fushën i dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat