Rrahmani shpreson ta mposhtin Greqinë

Futboll

Rrahmani shpreson ta mposhtin Greqinë

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:29
Rrahmani shpreson ta mposhtin Greqinë

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se në Greqi do të shkohet për fitore dhe se nuk ka rëndësi nëse mungojnë disa lojtarë kryesorë pasi që çdo lojtarë duhet të japë maksimumin.

Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.

“Ashtu shkoj rrjedhja e ndeshjes. Nuk kanë qenë shumë të rrezikshme por disa topa të gjatë dhe krohosime. Shumë lojtarë të gjatë na rrezikuan disa herë. Nuk na barazuan dhe kishim fat që kishim diferencë me dy gola”, tha ai.

“Shumë mirë pasi edhe ata që nuk luajtën zakonisht kanë luajtur shumë mirë.

Nuk ka kurrfarë dyshime se secili mund të luajë në pozitën e atij që luan në ekip të aprë. Ata që luajnë duhet të japin gjithçka pavarësisht kundërshtarit”, shtoi ai.

Tutje ai tha se kjo fitore i dedikohet Fadil Vokrrit dhe familjes së tij.

“Kemi folur edhe para ndeshjes. Këtë fitore ia dedikojmë atij dhe familjes së tij. Shumica e kemi takuar dhe kemi pasur komunikim me të”

Kapiteni tha se në ndeshjen me Greqinë do të vendosin detajet.

“Do të kemi mungesa të ndryshme. Do të shkojmë të provojmë të fitojmë ndeshjen pasi është ndeshje direkte. Do ta vendosin detaje”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat