Salah ka shprehur për herë të parë publikisht ambicien e tij

Futboll

Salah ka shprehur për herë të parë publikisht ambicien e tij

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 13:05
Salah ka shprehur për herë të parë publikisht ambicien e tij

Mohamed Salah ka shprehur për herë të parë publikisht ambicien e tij për të fituar “Topin e Artë”. Në një intervistë për “France Football”, egjiptiani theksoi se ndihej i zhgënjyer për renditjen për këtë trofe vitin e shkuar, ndërsa shtoi se do të bëhet afrikani i dytë pas Weah që fiton “Topin e Artë”.

“Dua të fitoj Topin e Artë për t’iu bashkuar Weah, i vetmi afrikan që e ka fituar atë deri më tani. Rezultati i vitit 2021 (i shtati) nuk më pëlqeu aspak. Për këtë vit, disfata kundër Realit është një disavantazh, por nuk mohon atë që kam arritur gjatë këtyre muajve. Le të presim votat…

Nëse nuk jam fitues, do të bëj gjithçka për ta fituar vitin e ardhshëm”, -tha sulmuesi i Liverpool.

Në sezonin që u mbyll 29-vjeçari numëron 51 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe në to ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 16 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat