Luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij

Futboll

Luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 12:58
Luan futboll dhe i ndihmon njerëzit e tij

Sadio Mane njihet si njëri prej futbollistëve më të thjeshtë në botë.

Përkundër faktit se në xhirollogaritë e tij i ka milionat, futbollisti afrikan nuk ka ndryshuar asnjëherë.

Së fundmi, sulmuesi në largim i Liverpoolit u rikthye në fshatin e tij, Bambali.

Ai e shfrytëzoi rastin për ta zhvilluar edhe një ndeshje futbolli me shokët e fëmijërisë, në një fushë me baltë ku binte shi i rrëmbyeshëm.

29 vjeçari ndërkohë ka premtuar se do ta ndihmojë vendin e tij.

Ai do të kontribuojë në ndërtimin e një antene energjetike me akses në rrjetin 4G dhe do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimeve spitalore në shërbim të grave senegaleze.

Mane ka treguar se është një njëri i madh, i cili nuk i harron kurrë rrënjët e tij.

Ai pritet të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere dhe me gjasë do të transferohet në Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat