Milani pritet të transferojë lojtaren nga Kosova

Futboll

Milani pritet të transferojë lojtaren nga Kosova

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:51
Milani pritet të transferojë lojtaren nga Kosova

Një lëvizje e bujshme pritet të ndodhë në futbollin e femrave, me protagoniste shqipare! Fjala është për sulmuesen me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani që mbron ngjyrat e kombëtares së Suedinë.

Shqiptarja ka arritur akordin me Milanin dhe me shumë gjasa do t’i bashkohet skuadrës kuqezi gjatë kësaj vere.

Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Italia.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Ganz, po punon fuqishëm për të nderuar një ekip dinjitoz në sezonin e ardhshëm dhe Kosovare Asllani është në krye të listës së transferimeve.

Aktualisht, Asllani është pjesë e Realit të Madridit, te e cila skuadër u transferua nga rradhët e Paris Sen Zhermen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat