“Armata Verdh e Zi” do të udhëtojnë në Shkup për ta mbështetur KF Arsimi

Futboll

“Armata Verdh e Zi” do të udhëtojnë në Shkup për ta mbështetur KF Arsimi

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:59
“Armata Verdh e Zi” do të udhëtojnë në Shkup për ta mbështetur KF Arsimi

Tifogrupi “Armata Verdh e Zi” kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë drejt Gjorce Petrovit për të përkrahur KF Arsimi nga Çegrani, të mërkurën (ora 17:00) në ndeshjen e balotazhit kundër Ovçe Poles nga Sveti Nikola, shkruan Open-TV.

Është kjo ndeshje për kualifikim në Ligën e dytë unike të Maqedonisë së Veriut.

“Tifozëria e flaktë e KF Arsimi, ‘Armata Verdh e Zi’ do të jetë në mbështetje maksimale të klubit në ndeshjen e ditës së mërkurë. Të organizuar do të jenë afër 100 tifozë, ndërsa do të ketë tifozë që do të shkojnë në mënyrë private”, kanë njoftuar nga KF Arsimi, lidhur me këtë ndeshje historike.

Në ndeshjen tjetër të balotazhit do të ndeshen Karaormani i Strugës dhe Vardari i Negotinës, ndeshje që do të luhen në Maxhari të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat