Ballkani - Llapi, vetëm një gol u shënua

Futboll

Ballkani - Llapi, vetëm një gol u shënua

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:50
Ballkani - Llapi, vetëm një gol u shënua

Ka përfunduar ndeshja kontrolluese e zhvilluar në Ohër në mes të Ballkanit dhe Llapit. 

Dueli i ka takuar suharekasve, të cilët shënuan fitore me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar pothuajshe gjatë gjithë kohës, por mjaftoi një gabim në mbrojtjen e Llapit, ku në minutën e 70-të pësuan gol.

Golin e fitores për kampionët e Superligës e realizoi sulmuesi, Albion Rrahmani.

Të dyja skuadrat po qëndrojnë në Ohër në fazën përgatitore.

Ballkani do të luajë në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, ndërsa Llapi në raundin e parë të Ligës së Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat