Rrëfen makthin e pushimeve në Ibiza

Futboll

Rrëfen makthin e pushimeve në Ibiza

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:43
Mina Bonino

Mina Bonino, partnerja e Fede Valverde, ka rrëfyer një episod që mund të konsiderohet makthi i pushimeve të saj verore. Konkretisht, në ditët që kaluan në Ibiza në fund të qershorit, gazetarja raporton se ata janë droguar dhe në këtë mënyrë i kanë grabitur 10 mijë euro “cash”, pa mundur të bëjnë asgjë, sepse kanë qenë nën ndikimin e disa substancave.

“Ata nga kompania e pronave të paluajtshme na thanë se ushqimi mund të ishte helmuar nga shefi i kuzhinës, kështu që na dërguan në spital për të bërë analizat e substancave, – raportoi Bonino në Instagram. – Kur mbërritëm në shtëpi, kuzhinierja ishte tashmë aty. Më tha në atë moment se kishte vetëm një çelës dhe të nesërmen do të na bënte sërish mëngjesin. E mbajti vetë atë kopje të çelësit, që të mos na shqetësonte”.

Ajo i dha kuzhinieres sa më shumë besim që të ishte e mundur, pasi si agjenti i pasurive të patundshme, ashtu edhe shefi i kuzhinës zakonisht punojnë me futbollistë. Sidoqoftë, gruaja e Valverde nuk mund ta besonte atë që do të ndodhte më vonë:

“Të nesërmen nuk munda as të ngrihesha. I dërgova një mesazh Leslie që të merrte djalin tim, sepse gjithçka po më kthehej përmbys. U ndjeva shumë keq, ishte diçka e çuditshme, por mendova se po vuaja fizikisht. Një orë më vonë zbres në katin e poshtëm dhe shoh tri valixhet e mia në dhomën e ndenjes. Kishte rroba të miat të shpërndara përreth dhe Leslie (asitentja) po rregullonte gjithçka. Ajo më tha: A po kërkoni diçka?”

Aty filloi të kuptonte se çfarë po ndodhte, në fakt çfarë kishte ndodhur: “Kur ishim gati të shkonim në plazh, thashë: Do të marr ca para me vete. Isha gati për të bërë banjë dielli, hapa portofolin dhe ishte bosh. Aty u shfaq kuzhinierja duke më thënë se kur mbërriti pa gjithçka rrëmujë”.

Për t’i shtuar dyshimet e mëtejshme, kuzhinierja zgjodhi të linte punën dhe të largohej nga shtëpia: “Nuk dua të vazhdoj me shërbimin. Nuk jam rehat me njerëzit që punojnë në prona të patundshme, sepse kjo ndodh gjithmonë me ta”.

Bonino e vijon më tej rrëfimin: “Erdhën përfaqësues nga kompania e patundshmërive. Ata bënë një aktrim të bukur, ku na thanë se ushqimi mund të helmohej, kështu që na çuan në spital për të bërë analizat e substancave të ndaluara. Analizat treguan nëse kishim në gjak kokainë, marihuanë, ekstazi, amfetamina apo antidepresivë. Rezultuam negativë në gjithçka. Ditën e parë e kaluam në spital”.

Pas incidentit, Fede Valverde dhe Mina Bonino u detyruan të ndryshonin akomodimin dhe të rrisin masat e sigurisë, megjithëse qëndruan në Ibiza edhe për dy javë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat