Mesfushori francez nuk do të marrë pjesë në turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Futboll

Mesfushori francez nuk do të marrë pjesë në turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 15:26
Arsenali

Afati kalimtar i futbollit na ka mësuar me lëvizje të papritura dhe të bujshme në sesionet e verës dhe ato të dimrit. Kjo e verës aktuale m mund të na dhurojë një tjetër goditje të bujshme.

Bëhet fjalë për yllin e Chelsea-t, N’Golo Kante, kontrata e të cilit me klubin londinez skadon në vitin 2023 dhe nuk është rinovuar akoma.

Mesfushori francez nuk do të marrë pjesë në turneun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të skuadrës së Thomas Tuchel, për shkak se nuk ka marrë dozën e dytë të vaksinës, e domosdoshme për të hyrën në Amerikë.

Për këtë arsye, kampioni i botës me Francën do të qëndrojë në qendrën stërvitore të Blues, duke punuar në pritje të kthimit të shokëve të skuadrës.

Sipas Daily Star, në këto ditë, një tjetër skuadër londineze duket se ka trokitur në derën e Chelsea-t për të kërkuar informacione për mesfushorin.

Për shkak se i ka mbetur vetëm një vit në kontratë, N’Golo Kante përfaqëson një mundësi të artë, pavarësisht dëshirës së trajnerit Tuchel për ta mbajtur në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat