Haaland ka folur për idhullin e tij të fëmijërisë

Futboll

Haaland ka folur për idhullin e tij të fëmijërisë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 23:02
Haaland ka folur për idhullin e tij të fëmijërisë

Futbollisti i ri i Manchester City, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka folur për idhullin e fëmijërisë së tij.

“Babai im, sigurisht, por edhe Aguero. Unë kam shumë bluza me emrin Aguero në shtëpi”, pranon sulmuesi.

Prindi i Haaland ka luajtur për Manchester City nga viti 2000 deri në 2003. Sergio u largua nga Etihad në vitin 2021 pasi fitoi 4 trofe në Premier League dhe shënoi një rekord 260 gola për ekipin.

Kujtojmë se që nga janari i vitit 2020, sulmuesi ka luajtur për Borussia Dortmund, për të cilën ka mundur të shënojë 86 herë dhe ka dhënë 23 asistime në 89 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat