Nëse nuk është një tradhti

Futboll

Nëse nuk është një tradhti

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 15:16
John Terry

Nëse nuk është një tradhti, pak mungon. Ish-kapiteni dhe ish-qendërmbrojtësi i Chelsea-t dhe ndihmës trajneri aktual i Aston Villa-s, John Terry, duke iu përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të tij në Instagram, zbuloi se ishte tifoz i Barcelona-s dhe deklaroi publikisht dashurinë e tij për klubin blaugrana.

Pyetjet dhe përgjigjet e anglezit janë raportuar nga Mundo Deportivo, që ka shpjeguar si ka shkuar biseda e Terry-t me ndjekësit e tij.

Pyetjes nëse ishte një tifoz i Barcelona-s, Terry i është përgjigjur: “Ishte shumë e qartë. Nuk është sekret. Po, jam. Unë e dua Barcelona-n”.

Terry shtoi gjithashtu se skuadra më e mirë kundër të cilës kam luajtur ndonjëherë ishte ajo Blaugrana: “Lehtësisht skuadra më e mirë e brezit tim”.

Duke folur për stadiumet më të mira ku ka luajtur, ish-kapiteni i Bluve renditi Stamford Bridge dhe Wembley, por edhe Camp Nou, ku u përball me Leo Messi-n dhe Ronaldinho-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat