Dalin detajet e marrëveshjes për Lewandowskin

Futboll

Dalin detajet e marrëveshjes për Lewandowskin

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:23
Lewandowski

Robert Lewandowski pritet të zyrtarizohet te Barcelona, pasi katalanasit kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Bayern Munich.

Raportohet se në arkat e kampionëve të Gjermanisë do të kalojnë 45 milionë euro, shumë që mund të shkojë në 50 milionë euro me gjithë bonuse.

Lewandowski është pjesë e Bayern Munich prej verës së vitit 2014, kur u largua me parametra zero nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi polak ka luajtur me fanellën e Bayern Munich 375 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 344 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat