Kahn pranon se ai e nënvlerësoi rëndësinë e shfaqjeve publike

Futboll

Kahn pranon se ai e nënvlerësoi rëndësinë e shfaqjeve publike

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:59
Kahn

Oliver Kahn pranon se ai e nënvlerësoi rëndësinë e shfaqjeve publike si shef bordi i Bajernit në fillim të karrierës së tij në këtë detyrë.

“Kuptova se si drejtues i klubit ishte e nevojshme që unë të isha më prezent në publik”, tha 53-vjeçari gjatë një interviste për revistën “11Freunde”.

Një reagim të tillë, ish-portieri e bëri pas akuzave të ngritura në mënyrë të vazhdueshme sezonin e shkuar se drejtimi i klubit nga ai, presidenti Herber Hainer dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamichiç, e linte shumë shpesh trajnerin Julian Nagelsman të ekspozuar ndaj çështjeve delikate.

“Kushdo që punon këtu në këtë rol duhet të tregohet i sinqertë me këtë klub çdo ditë përpara syve të publikut dhe të marrë vendime dhe përgjegjësi për ato vendime”, tha Kahn, duke shtuar me humor:

“Pa bo** do të ishte padyshim e vështirë te Bajerni”. Kahn nuk e mohon se karakteri dhe stili i tij janë pak të ndryshëm nga ato tëish-presidentit Uli Hënes dhe njeriut që ai zëvendësoi në krye të klubit rekordmen, Karl-Hainc Rumeniges:

“Në fund të fundit, ajo që ka rëndësi nuk është ajo që dikush thotë në publik, por cilat janë rezultatet. Nga ata që i trazojnë gjërat ka mjaftueshëmnë botën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat