Kounde nuk vjen, Barcelona kalon në planin B

Futboll

Kounde nuk vjen, Barcelona kalon në planin B

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:19
Kounde nuk vjen, Barcelona kalon në planin B

Pasi klubi katalanas ka supozuar se nuk do të jetë në gjendje të nënshkruajë me Koundé, duket se tani po fokusohet në blerjen e Íñigo Martínez.

Qendërmbrojtësi bask është një profil i ndryshëm nga Koundé.

Mëngjarash, më i vjetër (31 vjeç) dhe më lirë, natyrisht. Siç ka mësuar “SPORT”, Barcelona dhe lojtari kanë një marrëveshje të plotë. Ai do të nënshkruajë për katër sezone. Tani mungon gjëja më e komplikuar, që dy klubet të arrijnë një mirëkuptim për çmimin e transferimit.

Lojtari është përfolur disa herë për të zbarkuar te Barcelona. Madje, ai kërkoi shtëpi në Katalonjë, në vitin 2017, kur Ernesto Valverde kërkoi inkorporimin e tij. Pas stërvitjes me Realin, Íñigo nënshkroi për Athletic më 2018.

Xavi dëshiron ta përforcojë mbrojtjen me një qendër fizikisht të fuqishme dhe, nëse është e mundur, që luan dhe në të majtë. Futbollisti në fjalë e plotëson në mënyrë të përkryer këtë profil.

Sikurse duket, te Barça po vijnë ditë vendimtare. Negociatat e Íñigo Martínez për rinovimin me Athletic janë prishur. Ai dëshiron vetëm Barcelonën, ka një marrëveshje me të, duke vepruar si Lewadowski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat