Man City një nga skuadrat më të mira në afatin kalimtar

Futboll

Man City një nga skuadrat më të mira në afatin kalimtar

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 14:37
Pep Guardiola

Manchester City është një nga skuadrat më të mira në merkaton e verës.

‘Citizens’ kanë bërë dy goditje të mëdha në merkato, duke afruar në skuadër Erling Haaland dhe Kalvin Phillips.

Po ashtu, ‘Citizens’ shitën kartonin e Raheem Sterling dhe ata të Gabriel Jesus e Oleksandr Zinchenko.

Në mesin e lëvizjeve të mëdha llogaritet edhe ajo e janarit, kur Ferran Torres kalonte te Barcelona.

Sipas raportimeve të ‘Telegraph’, Man City kanë fituar rreth 232 milionë funte nga shitjet e lojtarëve.

Kalkuluar shpenzimet dhe fitimet e ‘Citizens’, skuadra qëndron në një profit prej rreth 122 milionë funteve.

Këto shifra i lënë derën hapur skuadrës së Manchester City për të bërë edhe lëvizje të tjera në këtë merkato.

Marc Cucurella mund të jetë një nga investimet e radhës për skuadrën nga ‘Etihad Stadium’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat