Crouch zbulon sekretet e Liverpool-it

Futboll

Crouch zbulon sekretet e Liverpool-it

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:41
Peter Crouch

Steven Gerrard, në orët e fundit është bërë kryefjalë për gjërat e ndaluara tek Aston Villa, bashkë me gjobat përkatëse nëse dikush shkel rregullat e tij si trajner. Megjithatë, si lojtar ai ishte një… shakaxhi i vërtetë. Këtë e konfirmon edhe Peter Crouch.

Ish-sulmuesi i Premier League me mbi 100 gola ka gjetur një botë të re, në të cilën mund të shkëlqejë. Deri në atë pikë sa “BBC Radio” krijoi programin e tij për të, “Peter Crouch Podcast”. Në të, ish-sulmuesi anglez tregon anekdota të jetës së tij futbollistike dhe histori shumë të veçanta, brenda dhe jashtë fushës, shkruan Telesporti.

Një anekdotë ka të bëjë me Steven Gerrard, trajnerin e ri të Aston Villa. Është një histori e një maskimi shumë të veçantë. Gjatë podcast-it, Crouch foli për netët e shumta të kaluara në klubet e Liverpool-it, me ose pa ekipin.

Ai kujtoi në mënyrë të veçantë një, në të cilën numri legjendar 8 arriti t’iu shpëtonte paparacëve, të vendosur jashtë klubit, me një “rreng” si “playmaker” dhe jo si mesfushor: “Më kujtohet që Steve hyri në klubin e natës i maskuar si plak, me një maskë në fytyrë, madje edhe në një karrocë me rrota.

Jashtë klubit kishte fotografë, që i fiksonin të gjithë VIP-at, por ai mbërriti direkt dhe pa probleme. Në fakt, paparacët nuk e njohën fare, as dyshuan. Përkundrazi, lëvizën dhe madje e ndihmuan të futej brenda mbi karrocën me rrota!”

Një ide e mrekullueshme e ish-kapitenit të Liverpool-it. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e vetme që dikush shfaqet me rroba të paktën të dyshimta në një mbrëmje feste. Gjithashtu, sepse në kohën e Liverpool-it kishte shumë maskime të tilla:

“Ne festuam shumë kur fituam ‘FA Cup’ më 2006, ose kur hymë në Champions League, duke mundur Manchester City. Por, nata kur arritëm në finalen e Champions League më 2007 ishte ndoshta më e mira e jetës sime.

Qyteti ishte në trazira, kishte të famshëm dhe aktorë në klub. Ne mbërritëm në klub me tutat sportive ende të veshura. Sidoqoftë, askush nuk u interesua, sepse kur kualifikohesh në finalen e Ligës së Kampionëve mund të bësh si të duash!”

Vështirë të fajësohen ata që duhet të kontrollojnë kodin e veshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat