De Jong nuk vjen

Futboll

De Jong nuk vjen

Më: 30 korrik 2022 Në ora: 15:25
De Jong nuk vjen

Manchester United vijon të mbetet në kërkim të një mesfushori qendror. Djajtë e Kuq nuk arritën të gjejnë akordin personal me Frenkie de Jong për ta afruar në Old Trafford, një lojtar që kërkohej me insistim nga Erik ten Hag ndërsa tanimë, fokusi është zhvendosur te Fabian Ruiz që me performancat pozitive me fanellën e Napolit, ka bërë jehonë përtej brigjeve të Italisë.

Deri me tani, United ka afruar në mesfushë vetëm Christian Eriksen por me danezin që pritet të luajë një rol më të avancuar në fushën e lojës, Erik ten Hag ka detyruar bordin drejtues t’i afrojë një playmaker, një pozicion që ka mbetur vakant pas largimit të Paul Pogba.

Raportimi vjen nga Calcio Napoli dhe Ruiz vleresohet  përreth 45 milione euro. Një shifër relativisht më e ulët se ajo e Frenkie de Jong dhe spanjolli mund t’i japë një dimension tjetër mesfushës me golat dhe fantazinë e tij. Shtatë golat dhe pesë asistet e sezonit të fundit janë dëshmitare të cilësive të lojtarit që bëhet gati për hapin e radhës në karrierë.

Trajneri i napoletanëve, Luciano Spalleti, nuk deshiron ta largojë xhevahirin e skuadrës, megjithatë fakti që 26-vjecari ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës e bën thuajse të pashmangshëm rebelimin e klubit që u pozicionua në vendin e 3-të të Serie A në sezonin e kaluar. Përpos kësaj, Fabian Ruiz është i aftë për të mbuluar disa pozicione në mesfushë dhe në rast se gjithçka finalizohet me sukses do të konsiderohej një si një goditje e zgjuar për një futbollist që vlen shumë herë më pak se De Jong.

Roberto Firmino pritet të largohet nga Liverpool pas shtatë sezonesh.  Sulmuesi brazilian po përflitet çdo ditë edhe më shumë për një largim nga Anfield, ndërsa i ka mbetur edhe një vit në kontratë dhe gjasat janë të pakta që drejtuesit t’i ofrojnë mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit. Oferta prej 20 milionë eurosh nga Juventusi po merret në konsideratë dhe me largimin që duket i pashmangshëm, te 19 herë kampionët e Anglisë kanë filluar të mendojnë menjëherë për alternativat e mundshme.

Lautaro Martinez shihet si pasuesi ideal i brazilianit, me këtë të fundit që ka impresionuar në sezonet e fundit me fanellën e Interit. 24-vjecari është përfolur rregullisht për një kalim në Premier League, megjithatë këto vite i ka shfrytëzuar më së miri duke lënë gjurmë të zikaltrit, ku në katër vite e ka gjetur plot 58 herë rrugën e rrjetës. ‘El Toro’ shihet si një futbollist për projektin afatgjatë dhe një tentativë për ta trasnferuar këtë verë është thuajse e pamundur, meqenëse pak  javë më parë u afrua në të njëjtin pozicion, Darwin Nunez.

Për startin e sezonit të ri futbollistik, Jurgen Klopp do të kete ne dispozicon për t’i sjellë golat Darvin Nunez, Mohamed Salah dhe Luiz Diaz, pa përmendur Diogo Jotan e demtuar, megjithatë Jurgen Klopp nuk nguron të rifreskojë vazhdimisht ofensivën dhe për të ruajtur nivelin e kundërshtarëve të Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat