Dikur kampion, KF Renova tërhiqet! Vazhdon në ligën komunale 

Futboll

Dikur kampion, KF Renova tërhiqet! Vazhdon në ligën komunale 

Nga: Shaban Sinani Më: 30 korrik 2022 Në ora: 20:38
KF Renova

Edicioni i 31-të i kampionatit të futbollit në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut, në sezonin 2022/2023, zyrtarisht do të zhvillohet me vetëm me 11-të ekipe, pasi klubi i futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, nga dita e djeshme  ka njoftuar organet e FFM-se se përkohësisht do të tërhiqet nga garat e Ligës së Parë. Klubi i futbollit Renova veprimtarin e vet nga sezoni 2022/2023 do ta vazhdon në Ligën komunale.

Klubi i futbollit Renova pas plot 19 viteve veprimtare në futbollin vendor dhe atë 2003/ 2004 në Ligën e tretë, 2004/2005 në Ligën e Dytë dhe nga sezoni 2005/’2006 deri  në sezonin 2021/2022 ishte pjesë e elitës së futbollit, përkohësisht të tërhiqet nga garimi në Ligën e parë, por veprimtaria e klubit vazhdon me shkollën e futbollit me të gjitha grup-moshat nga pionierët deri te juniorët

“Tërhiqemi përkohësisht nga elita e futbollit që sërish të rikthehemi”, - pohojnë drejtuesit aktual të ekipit.

Klubi futbollit Renova gjatë 17 sezoneve në Ligën e Parë  ishte njëra nga skuadrat më stabile në aspektin organizativ. Është skuadra e parë shqiptare që fitoi titullin kampion i vendit në sezonin 2009/2010, fitues i Kupës në vitin 2012 , ndërsa shtatë here ka përfaqësuar vendin në garat Europiane. 

Por nga klubi i futbollit Renova pohojnë se punimet në ndërtimin e kompleksit sportivë vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë që jepë shpresë se kjo skuadër tërhiqet përkohësisht.

Pra falë pronarëve ekipit vëllezërit Shefki dhe Qenan Idrizi KF Renova  për 19 vite me radhë ishte skuadër që gëzonte autoritet dhe respekt kudo që të luanin. 

Gjatë pjesëmarrjes në garat vendore dhe ato ndërkombëtare klubin e kanë drejtuar shumë trajner por sukses më të madh kanë shënuar Vlatko Kostov dhe Qatip Osmani, pa mos e mohuar edhe kontributin e trajnerëve tjerë si Ismail Sulejmani, Bujar Islami, Nexhat Shabani, Gani Sejdiu, Toni Jakimovski, Halim Hodai dhe të tjerë.

Në ekipin e Renovës  janë afirmuar shumë futbollist por ata që kanë luajtur një periudhë më të gjatë janë Fisnik Nuhiu, Burim Sadiku, Saimir Fetai, Argjend  Gafuri, Ferat Abdullai e shumë të tjerë. 

Lirim Saiti si kryetar dhe drejtor sportiv, Xhevdet Rustemi sekretar i përgjithshëm, Vloran Bexheti sekretar teknik, Fisnik Nuhiu si futbollist dhe drejtor sportiv, Jonuz Rustemin kryetar dhe komisar pë siguri janë emra të cilët janë që nga fillimi i vepreimtarisë së klubit nën patronazhin e kompanisë Renova .

KF Renova liga e parë 17 sezone 2005/06 – 2021/22

532 ndeshje të zhvilluara
211  fitore
157 barazime
164 humbje
726 gola të shënuar
625 gola të pranuar
Liga e Dytë një sezon  2004/05
33 ndeshje të zhvilluara
22 fitore
 5 barazime 
6 disfata
63 gola të shënuar
27 të pranuar

KF Renova është shpallur kampion i RMV-së në sezonin 2009/2010

Fitues i Kupës së RMV-së në sezonin 2011/2012
Shtatë sezone ka marrë pjesë në garat europiane  dhe ka zhvilluar  gjithsejt  22  ndeshje.
1 herë  në Champions League 
5 herë në  Europa Ligë
1 herë  në Inter toto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat