Leno dhe Arsenali ndajnë rrugët, gjermani i bashkohet Fulhamit

Futboll

Leno dhe Arsenali ndajnë rrugët, gjermani i bashkohet Fulhamit

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 23:18
Bernd Leno

Bernd Leno është larguar nga skuadra e Arsenalit për t’iu bashkuar Fulhamit.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë “topçinjtë”, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Leno iu bashkua skuadrës londineze në vitin 2018. Prej atëherë ai ka 128 paraqitje me Arsenalin.

Gjatë kësaj kohe ai numëron një FA Cup të fituar dhe një Community Shield.

Transferimi i tij te Fulhami u realizua për shumën e 8 milionë eurove, pasi e humbi vendin e titullarit te ish-kampionët anglezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat