Bajrami kthehet në objektiv kryesor të Fiorentinës

Futboll

Bajrami kthehet në objektiv kryesor të Fiorentinës

Më: 6 gusht 2022 Në ora: 13:22
Bajrami

Fiorentina po punon shumë seriozisht për të forcuar mesfushën e saj. Klubi nga Firence është interesuar që në fillim të merkatos për mesfushorin e Kombëtares shqiptare Nedim Bajrami.

Teksa palët nisën bisedimet nuk u gjet akoma një marrëveshje.

Empoli është i fiksuar me një shifër prej 10 milionë eurosh dhe nuk do ta lëshojë fantazistin për më pak, ndërkohë që ditë më para në marrëveshje u përfol për një përfshirje të Zurkovskit, ndërsa dje siç ka shkruar “SKY Sport” dhe gazetari i njohur Xhanluka di Marcio, ka pasur kontakte të reja mes klubeve dhe menaxherit të futbollistit.

“Nedim Bajrami është emri në krye të listës për mesfushën e Fiorentinës.

Ditët e fundit ka pasur kontakte të reja mes Fiorentinës dhe Empolit për mesfushorin shqiptar, pas interesimit në fillim të merkatos.

Në negociata Fiorentina i propozoi Empolit Nastasiçin, pasi skuadra e drejtuar nga Paolo Zaneti është në kërkim të një mbrojtësi”, shkruan Di Marcio. Fiore po përpiqet që të përfshijë një lojtar tjetër për të mos paguar shumën e plotë prej 10 milionë eurosh që kërkon presidenti i Empolit, Fabricio Korsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat