Lajm i keq për Liverpoolin, lëndohet Thiago

Futboll

Lajm i keq për Liverpoolin, lëndohet Thiago

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 10:14
Thiago Alcantara.

Liverpooli, pos nismës jo të mirë të sezonit, duhet t’i bëjnë llogaritë edhe pa mesfushorin e tyre, Thiago Alcantara.

Lojtari pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Fulhamit që mund ta lërë jashtë për më shumë se gjashtë javë.

Mesfushori vazhdon të vuajë nga lëndimet e shpeshta, duke mbetur shumë shpesh jashtë skuadrës.

Të njëjtin fat spanjolli e kishte edhe gjatë kohës sa ishte te Bayerni e Barcelona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat