Ronaldo reagon publikisht

Futboll

Ronaldo reagon publikisht

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:07
Ronaldo

E ardhmja e Kristiano Ronaldos duket gjithmonë e më larg Mançester Junajtid me portugezin që në ditët e fundit është përfolur për transferimin në disa skuadra et ndryshme përreth Europës.

Lidhur me këtë zëra ka folur dhe vetë 37-vjeçari i cili ka theksuar se media ka thënë shumë gënjeshtra dhe se e vërteta do të mësohet disa javë më vonë në një intervistë ku ai do të qartësojë gjithçka.

Portugezi ka komentuar në një postim në “Instagram” ku flitej për të ardhmen e tij duke thënë këto fjalë:

“Media po gënjen. Unë kam një bllok shënimesh ku ka shkruar gjithçka dhe në muajt e fundit vetëm 5 nga 100 lajme për mua ishin të vërteta. Imagjinoni çfarë ndodh.

E vërteta do të merret vesh në një intervistë pak javë më vonë.”, u shpreh Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat