Holandezi ndryshon kushtet në momentet e fundit

Futboll

Holandezi ndryshon kushtet në momentet e fundit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 11:46
Depay

Memphis Depay dukej një lojtar i Juventus deri para pak ditëve dhe për të firmosur me holandezin, Juventus priste vetëm që sulmuesi të përfundonte marrëveshjen me Barcelonën.

Por, tashmë që Depay është liruar nga detyrimet me katalanasit, ka vendosur të ndryshojë sjellje dhe ka rritur pretendimet ekonomike karshi bardhezinjve.

Diçka që ka stepur drejtuesit e italianëve të cilët e vlerësojnë si një “tradhti” këtë lëvizje të holandezit dhe në këtë formë, tratativa është e “ngrirë”.

Juventus, ashtu siç raporton edhe Di Marzio, po mendon të braktisë përfundimisht pistën Depay dhe të fokusohet te një objektiv i vjetër si Arkadiusz Milik. Polaku ishte edhe në sezonin e kaluar nën shënjestrën e torinezëve, megjithatë këtë moment konkretizimi duket më i mundshëm se kurrë.

Milik do të ishte i gatshëm të largohej nga Marseille dhe të rikthehej në Itali, edhe pse te Juventus do të merrte menjëherë statusin si zëvendësuesi i Dusan Vlahovq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat