Dy gjigantë trokasin tek Barcelona

Futboll

Dy gjigantë trokasin tek Barcelona

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:02
Dy gjigantë trokasin tek Barcelona

Manchester United dhe Bayern Munich do të provojnë sulmin përfundimtar për Frenkie de Jong. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi anglez nuk do të donte të ndalohej me blerjen e Casemiro.

Pasi i bëri një ofertë Eintracht Frankfurt-it për portierin Trapp, klubi nga “Old Trafford” ka në plan të përpiqet sërish për mesfushorin holandez të Barcelonës.

Në këtë mënyrë do të kënaqte kërkesat e trajnerit Erik Ten Hag, i cili e ka trajnuar tashmë hollandezin në kohën e Ajax-it dhe e konsideron thelbësor si përforcim të ri në mesfushë.

Nga ana tjetër, Bayern Munich do ta kërkonte de Jong në huazim me të drejtë shlyerje, të njëjtën formulë që përdori klubi gjerman në rastin e Coutinho, po nga Barcelona.

Kjo e fundit, në këtë moment duhet të përmirësojë buxhetin duke shitur disa lojtarë. Ndryshe nuk mund të regjistrojë përforcimin e kësaj vere, Kounde, i cili nuk ka luajtur dot ende me katalanasit, në dy javët e para të La Liga-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat