Barcelona “heq qafe”

Futboll

Barcelona “heq qafe”

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:21
Umtiti

Operacioni për “spastrimin” e skuadrës katalanase nag “tepricat” është ende duke u zhvilluar. Futbollisti i radhës që do të largohet nga “Camp Nou” mund të jetë Umtiti. Sipas portalit italian ‘Tuttomercato’, Barça dhe Lecce kanë mbyllur marrëveshjen për transferimin e qendërmbrojtësit francez gjatë këtij sezoni te debutuesit e Serie A.

Umtiti po përcakton çështjet e fundit kontraktuale me Barçën, e cila sipas informacioneve të sipërpërmendura do të mbulojnë pothuajse të gjithë pagën e tij. Përqindja e pagesës që italianët do të marrin përsipër do të jetë në raport me minutat që futbollisti pritet të luajë me ekipin e tij të ri.

Mbrojtësi, nëse gjithçka shkon sipas planit, mund të mbërrijë në Itali nesër ose maksimumi të premten për t’iu nënshtruar kontrollit rutinë mjekësor, në rastin e tij më shterues, për shkak të problemeve që ka me gjurin, dhe të jetë në gjendje të nënshkruajë kontratën e re.

Barça do të luajë një ndeshje bamirësie sonte kundër Manchester City dhe Umtiti ka qenë i vetmi futbollist i skuadrës së parë që nuk është përfshirë në listën e trajnerit Xavi, së bashku me Braithwaite.

Francezi nuk ka luajtur asnjë minutë gjatë miqësoreve parasezonale dhe numri i tij ‘23’ është tërhequr. Largimi i tij ishte një prioritet në klubin blaugrana dhe së shpejti do të bëhet realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat