Dermakut i shtohet konkurrenca

Futboll

Dermakut i shtohet konkurrenca

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:12
Dermaku

Leçe do të bëjë një goditje të madhe në këto ditë të fundit të merkatos.

Klubi italian ka arritur marrëveshjen në parim për transferimin e kampionit të Botës.

Kastriot Dermakut do i rritet ndjeshëm konkurenca në prapavijë, teksa Samuel Umtiti zbarkon sot në Itali për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë. Lajmin e përcjell eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

“Samuel Umtiti do të udhëtojë drejt Italisë gjatë ditës së sotme për t’ju bashkuar ekipit të Serisë A, Leçes, në një lëvizje në formë huazimi.

Marrëveshja e plotë ëdhtë arritur, dokumentet janë shkëmbuer mbrëmjen e së mërkurës dhe testet mjekësore janë planifikuar për sot”, njofton Fabricio Romano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat