Ancelotti mban pezull Asension

Futboll

Ancelotti mban pezull Asension

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 14:55
Ancelotti

Carlo Ancelotti, i kurorëzuar së fundmi trajneri i vitit nga UEFA, doli para mediave përpara vizitës në Espanyol, ndeshja e tretë radhazi e Real Madridit në La Liga. Momenti i mirë i skuadrës, faza finale e merkatos, gjendja e skuadrës, shorti i Champions League, kalendari i ngjeshur, e ardhmja e Asensio dhe Ceballos ishin pikat kryesore të interesit nga gazetarët.

Momenti i ekipit – “Kroos është rikuperuar mirë dhe Rodrygo gjithashtu. Dinamika e ekipit është e mirë, jemi të përgatitur për një transfertë që e humbëm sezonin e kaluar. Espanyol është një ekip që lufton dhe ne duhet të japim më të mirën për të fituar”.

Mbyllja e merkatos dhe Asensio – “Nuk di asgjë të re për Asension, vetëm se ai është duke vlerësuar situatën e tij.

Më 2 shtator gjithçka do të sqarohet. Nëse qëndron do të jetë një lojtar i rëndësishëm. Do të jem i kënaqur, sepse sezonin e kaluar ai kontribuoi shumë në ekip. Edhe këtë sezon do të bënte të njëjtën gjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat